Dështimi i negociatave vë në lëvizje ambasadorët, Lu e Vlahutin takojnë Ramën dhe Metën

Dështimi i negociatave vë në lëvizje ambasadorët, Lu e Vlahutin takojnë Ramën dhe Metën

Pas dështimit të negociatave mes palëve politike në vend, ambasadorët kanë nisur sërish takimet. Ambasadori amerikan, Donald Lu, pati një takim në mesditë me kryeministrin Rama. Pas përfundimit të takimit në Kryeministri, Lusë iu bashkua edhe ambasadorja e BE-së, Romana Vlahutin, për një takim me kreun e Kuvendit, Ilir Meta.

Po sot, ambasadorët e vendeve të BE-së zhvilluan një takim informues me ambasadoren Vlahutin. Kriza politike dhe dështimi i negociatave që sollën në Tiranë David McAllister dhe Knut Fleckenstein ka bërë që diplomatët të mobilizohen sërish në përpjekje për të afruar palët me njëra-tjetrën.

Ndërkohë, nga kampi i opozitës nuk vijnë sinjale pozitive se mund të ketë lëvizje nga qëndrimet e deritanishme. Kreu i PD-së, Basha, tha sot se demokratët dhe aleatët e tyre do ta përshkallëzojnë protestën deri në mosbindje civile në të gjithë vendin.  

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy