Dështon mbledhja e Komisionit për Reformës Zgjedhore/ Kume: Deputetët e opozitës kërkojnë ndryshimin e përbërjes (VIDEO)

Dështon mbledhja e Komisionit për Reformës Zgjedhore/ Kume: Deputetët e opozitës kërkojnë ndryshimin e përbërjes (VIDEO)

Për herë të dytë, deputetët e grupit Bardhi dhe Berisha bllokuan punimet e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Mbledhja ishte parashikuar të mbahej sot, por deputetët kanë përdorur sërish të njëjtën strategji duke u futur në sallë dhe u ulën në karriget e anëtarëve të komisionit duke bllokuar punimet.

Teksa njoftoi rrjedhshmërinë e nisjes së seancës që u ndërpre, gazetari Mariglen Kume, tha se deputetët e grupimit Bardhi e kanë një draft që nuk e publikojnë teksa kërkojnë fillimisht saktësimin e rregullave të ‘lojës’.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar vendet dhe kanë ndezur zhurmuesit, duke pamundësuar zhvillimin normale te takimit ne Kryesinë e Kuvendit.

Kanë qenë deputetët e Partisë e Socialiste dhe bashkëkryetari Damian Gjiknuri që janë futur në sallë dhe për disa minuta kanë debatuar me deputetët e opozitës dhe më pas janë larguar.

Në krahun tjetër deputetët e opozitës, Ervin Salianji dhe Albana Vokshi kanë kërkuar proporcionalitet, duke kërkuar më shumë anëtar dhe bashkëkryetarin qe sipas tyre duhet te jete Oerd Bylykbashi dhe jo Enkelejd Alibeaj i grupimit të Lulzim Bashes.

Deputetët e grupimit Bardhi e kanë një draft të cilin nuk e publikojnë pasi ata kërkojnë fillimisht sipas tyre që të rregullojnë saktësimin e rregullave të lojës dhe të hyjnë me propozimet e tyre. Atë çfarë ata kanë artikuluar ka qenë shmangia e përdorimit të administratës, përdorimi i buxhetit të shtetit disa muaj para fushatë zgjedhore në mënyrë që sipas tyre të shmangen blerjet me ligj në një farë mënyrë të votës ose joshja para fushatës zgjedhore, po ashtu kanë kërkuar që të reflektojnë për ndryshimet që ka kërkuar Komisioni, OSBE/ODIHR nga monitorimi i fundit i zgjedhjeve që ka bërë. Mbi këto piketa do të mbështeten propozimet e tyre.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy