28 kandidatë për BKH, ambasada e SHBA: Do vazhdojmë të mbështesim SPAK

28 kandidatë për BKH, ambasada e SHBA: Do vazhdojmë të mbështesim SPAK

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka uruar 28 kandidatët, që kanë kaluar kushtet e sigurisë për t’u bërë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ambasada thotë se SHBA do të vazhdojnë të mbështesin SPAK dhe të gjithë ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Ajo thekson se është në pritje të një tjetër thirrje për hetues të BKH-së për të forcuar edhe më tej këtë institucion.

Urime dhe fat të mbarë burrave dhe grave që përfunduan me sukses procesin rigoroz të aplikimit dhe tani do të fillojnë trajnimin për Byronë Kombëtare të Hetimit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të mbështesin SPAK-un dhe ata që i përgjigjen thirrjes së detyrës për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në emër të popullit shqiptar. Presim së shpejti një thirrje tjetër për hetues të BKH-së, për të forcuar më tej këtë institucion të ri!”, thuhet në njoftim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy