Një ngjarje e rëndë është shënuar në Belgjikë, në Strepy Bracquegnies rreth 30 kilometër larg Brukselit, ku një makinë mori përpara një grup personash. Për pasojë humbën jetën gjashtë persona.
Makina raportohet se u përplas me shpejtësi të lartë me një grup prej rreth 60 personash të cilët po përgatiteshin që të merrnin pjesë në një paradë karnavalesh të dielën.
Krahas viktimave, disa persona janë plagosur rëndë dhe ndodhen në gjendje kritike.
Rrethanat e sulmit janë duke u hetuar, por policia tha se përjashtohet mundësia e një sulmi terrorist.
Pas ngjarjes drejtuesi i mjetit u ndalua, teksa hetimet për rrethanat e përplasjes fatale, janë në vijim.



