Nënshtetësia në një vend të BE-së/ Shqiptarët, ndër përfituesit kryesorë në vitin 2017

Nënshtetësia në një vend të BE-së/ Shqiptarët, ndër përfituesit kryesorë në vitin 2017

Viti 2017 ka shënuar një rënie të numrit të qytetarëve të huaj që kanë përfituar nënshtetësinë në një vend anëtar të BE-së. Janë rreth 825 mijë të qytetarë me origjinë nga vende jashtë Bashkimit Europian që kanë marrë nënshtetësinë e tij.

Vendi me numrin më të madh të nënshtetësive të dhëna është Italia me 18% të gjithë totalit të BE-së, ndërsa pas saj vijnë Britania e Madhe me 15%, Gjermania dhe Franca me nga 14% secila, Suedia dhe Spanja me nga 8%. Përfituesit kryesorë janë marokenët (8%), shqiptarët (7%), indianët dhe turqit (4% secili grup).

Sipas të dhënave të Eurostatit, Franca, Spanja dhe Italia janë shtetet që kanë dhënë më shumë nënshtetësi për marokenët, Italia dhe Greqia (97% së bashku) për shqiptarët, Britania e Madhe për indianët dhe Gjermania për turqit.  

Numri i nënshtetësive të dhëna për të huajt që jetojnë në një vend të BE-së është rritur në periudhën 2008-2017. Nga rreth 800 000 në periudhën 2008-2012, ky numër u rrit në 980 000 në vitin 2013. Pas një rënieje në vitet 2014-2015, tendenca shënoi rritje në vitin 2016, kur shkoi në 995 000 nënshtetësi.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy