Xhezmi Metushi, shef i zjarrfikëses Lushnjë, në një intervistë për mediat ka folur lidhur me zjarrin e rënë një ditë më parë në qendrën Metropol në Lushnje i cili mundi të neutralizohej vetëm gati pas 10 orësh. Ai u shpreh se 10 banorë rrezikuan jetën si dhe 3 punonjës të zjarrfikëses.
Sipas Metushit ende nuk ka dalë shkaku pse ndodhi zjarri, ndërsa shtoi se vatra mund të jetë nisur nga kati i katërt në një dyqan këpucësh.
Shumë e vështirë. Është pallat shumë katësh. Kishim shumë vështirësi. Në si bashku u ngrit shteti në këmbë. Mbi 10 zjarrfikëse. Rreth 10 banorë rrezikuan jetën por i evokuam në kohë. 3 punonjës zjarrfikëse rrezikuan jetën. Akoma nuk ka dalë shkaku. Nuk bëjmë ne përllogaritje dëmesh. Mendojmë se mund të ketë ardhur nga kati i katërt. Ambientet e një dyqani këpucësh. Objekti ishte në flakë. Nuk ka asnjë vatër zjarri. Ua jap me garanci.
Ndërkohë që edhe pronarët e dyqaneve me lot në sy kanë përshkruar momentet e vështira. Ata u shprehën se zjarri u ka shkaktuar shumë dëme, ndërsa mallin s'e kanë të siguruar.
Ça të them si mund të përjetohet. Në momentin që ra zjarri po merrnin furnizimin. Zjarr zjarr.. pastaj filloi u mbush me tym tregu poshtë e dolëm më vrap. Fëmijët që kërkonin ndihmë... llahtar.
Sa kishim dalë! Nuk dimë asgjë për momentin. Shumë keq! Shyqyr që nuk pati humbje në njerëz. Një punë kolosale është bërë nga të gjithë njerëzit. Thonë që ka hyrë ujë por nuk kemi parë gjë.
Mua më është djegur komplet dyqani 50 mln lekë dëm
Jam në katin e parë. Jo nuk u përfshi nga zjarri kati parë. Flaka agravoi doli jashtë kontrollit. Të gjitha ndikuan. Nuk e kemi siguruar mallin. Është dëm katastrofik. Zjarrfikësit kur erdhën me atom jete që kishin nuk kishin lartësinë e përshtatshme. 500 familje ushqeheshin këtu.’-u shpreh një qytetar.



