Anira Gjoni nga IGJEUM bën me dije se këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live, Gjoni thotë se nuk do të ketë reshje dhe se moti do të jetë i kthjellët dhe me diell.
Vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike. Do të kemi mot të kthjellët me diell. Nuk do të kemi reshje.
Problematikë për sot dhe nesër do të mbeten ngricat sidomos në zonat malore pasi temperaturat janë në zero gradë. Nuk kemi pasur temperatura ekstreme minimale, kanë shkuar deri në minus 13 gradë, temperatura që nuk quhen ekstreme sa i përket stinës. Përgjatë ditëve do të kemi rritje graduale prej tyre.
Problematikë ishte era gjatë fundjave pasi ishte e fortë në zonat malore dhe në bregdet. Reshjet e dëborës dhe shiut ishin në formë shtrëngate. Për shkak të shtrëngatës dhe erës u krijuar problematika, nuk presim të kemi parametrin erë në të tilla kushte. Do të kemi mot të qëndrueshëm dhe jo me problematika.



