Deputeti socialist, Erion Braçe, ka thirrur sot në interpelancë ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi. Braçe ka ngritur shqetësimin e fermerëve të Divjakës, të cilët sipas tij detyrohen t’i shesin produktet e tij në kosto, ndërsa tregtarët i shesin ato tri herë më shtrenjtë.
“Keni gjithë mbështetjen në punën që keni marrë për sipër. Po ju them cila është arsyeja e të nxehurit. Bujqit e thjeshtë në zonat rurale, i bëjnë llogaritë shumë thjesht. Jam i nxehur se vij prej orës 6:30 të mëngjesit nga tregu i Tiranës. Nga Divjaka deri në Bubullimë ëshët ekonomia më e madhe që ka vendi. Paratë që shpenzohen për një dynynm çmimi me të cilin shitet në Tiranë. Karrota e Divjakës ka një cilësi krej tjetër nga ajo në çdo pjesë të vendit. Kostoja për një dynym është 200 lekë për kilogram. Dje karrota është mbledhur në kosto. Sot në pazarin e Tiranës ishte 700 lekë për kg. nga bujku te tregtari rritet trefish. Patatja grumbullohet me 300 lekë. Në Tiranë është me 600 lekë për kg”, tha Braçe.



