Sadri Ramabaja, drejtor i Institutit për Gjeopolitikë tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se Rama kërkon të shmangë debatin në lidhje me kërkesat e bëra nga protestuesit dhe për këtë gjë ai merret personalisht me Dritan Goxhajn.
Sipas Ramabajës, Rama po përpiqet ta bartë problemin jashtë kufijve.
Po përballen dy botë, bota e mercenarëve dhe bota e idealistëve shqiptarë. Mercenarët si puna e Ramës çdo gjë e shihnin përmes parasë.
Rama nuk do të merret me kërkesat që i lexoi në emër të grupit organizativ, Dritan Goxhaj. Që të shmangë debatin për kërkesat ai merret me individin. Duhet të dalim nga ky kurth dhe të kthehemi tek esenca. Problemi është tek sistemi politik, tek dështimi i tij, te 35 vitet e humbura dhe tek një brez që nuk pranon që Shqipëria t’i dorëzohet një gushti njerzish.
Përpjekje e të mbyturit që të kapet pas një kashte. Ai është i deligjitimuar nga qytetarët. Meqë Kosovën nuk e ka trajtuar si pjesë të atdheut, me RMV gjithashtu përpiqet ta bartë problemin jashtë kufijve. Kështu ka vepruar dhe Vuçiç, duke i lënë përgjegjësinë anglezëve, fqinjëve, madje Kurtit. Në këtë pikëpamje nuk dallojnë shumë.



