Vrau me thikë të birin, arrestohet 74-vjeçari

Vrau me thikë të birin, arrestohet 74-vjeçari

Policia ka arrestuar sot 74-vjeçarin Hekuran Gjoni, i cili dje vrau me thikë të birin Asim Gjoni, 37 vjeç.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Ilia Shyti” te Kodra e Priftit në Tiranë. Sipas “bluve” bëhet fjalë për një konflikt me motive të dobëta. 

Në njoftimin e Policisë, ndër të tjera thuhet:

Goditi me një mjet prerës djalin e tij i cili për pasojë humbi jetën, Policia ve në pranga autorin. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit H. Gj., 74 vjeç, banues në Tiranë.  Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbasditen e djeshme, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., i cili si pasojë ka humbur jetën në spital".

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale të “Vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare”, në ngarkim të shtetasit Hekuran Gjoni.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy