Detajet e vrasjes së dyfishtë, ja kush është njëri prej viktimave

Detajet e vrasjes së dyfishtë, ja kush është njëri prej viktimave

Dalin detajet e para nga vrasja e dyfishtë e ndodhur sot në Sukth të Durrësit. Sipas burimeve në vendngjarje, njëri prej viktimave është Ervin Dalipaj.

Ervin Dalipaj, 38 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet për vrasjen e Gazmend Çollakut. Ai më herët ka shërbyer në poste të rëndësishme në polici. Dalipaj ka qenë oficer policie në Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm dhe shef i Seksionit Kundër Krimit Ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Ai është përjashtuar nga radhët e uniformave blu në 1 dhjetor 2013, me motivacionin për “dekonspirim të operacionit për lojërat e fatit”.

Ndërsa më 29 janar 2016 ai shpallet në kërkim me shkresën numër 830, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda cakton masën e sigurisë “arrest me burg”. Ndaj tij rëndojnë veprat penale “rrëmbim ose mbajtje peng të personit”, e kryer në bashkëpunim dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy