
22 këngët pjesëmarrëse në Festivalin e 57-të të Këngës në RTSH janë prezantuar në faqen zyrtare të festivalit. Secili artist ka zgjedhur vetë fabulën me të cilën shfaqet në këto klipe promovuese dhe njohëse, njëherësh me materialin muzikor me të cilin garon.



