Gazetari Arsen Rusta në një lidhje live për MCN u shpreh se Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, është proceduar penalisht për korrupsion aktiv me zyrtarë të lartë. Kjo është një vepër penale që i rrezikon Lahos deri në 7 vite heqje lirie. Ndërkohë ndaj Jurgen Kërcuku, zyrtar i avokaturës së shtetit, rëndon akuza për korrupsion pasiv pasi ka pranuar shumën e ofruar nga Laho për mos kryerjen e një ankimi në Gjykatën e Apelit. Ndërkohë kjo çështje ka shkuar në gjykatë dhe pritet që SPAK të caktojë datën e seancës, trupën gjykuese dhe të bëhet seanca paraprake që do të vlerësojë nëse hetimet e SPAK janë të plota apo kanë nevojë për një tjetër hetim dhe pritet që përgjatë muajit shtator të nisë ky gjykim. “Aleksandër Laho është marrë në procedim penal për korrupsionin aktiv të zyrtarëve të lartë përkatësisht shtetasit Jurgen Kërçuku, një zyrtar i avokaturës së shtetit, duke i paguar 900 mijë lekë. Jurgen Kërçuku e ka pranuar këtë ofertë të Aleksandër Laho-s të njohur ndryshe si “Rrumi” për të mos bërë ankim në Gjykatën e Apelit për një çështje pronëse që Rrumi kishte me një shtetas tjetër Palë Kërçuku për një tokë në zonën e Gjirit të Lalzit. Për të cilin emri Aleksandër Laho shpesh herë ka dalë në procedimet penale, hetim i mbyllur ky pasi po të lexosh vendimin e SPAK dhe veprimet e bëra nga BKH, SPAK shprehet se e ka veçuar këtë procedim dhe për të tjerë të dyshuar dhe vepra të tjera të dyshuara. Mos ankimi nga avokatura e shtetit për një çështje për mos të kërkuar prej pagesës prej 900 mijë euro pasi kishte fituar Palë Kërçuku dhe Aleksandër Laho në shkallë të parë këtu është konsumuar vepra penale prej tij. Ndërsa Jurgen Kërçuku si zyrtar i shtetit dhe përfaqësues juridik i avokaturës së shtetit korrupsionin pasiv. Tashmë kjo çështje ka shkuar në gjykatë dhe pritet që SPAK të caktojë datën e seancës, trupën gjykuese dhe të bëhet seanca paraprake që do të vlerësojë nëse hetimet e SPAK janë të plota apo kanë nevojë për një tjetër hetim dhe pritet që përgjatë muajit shtator të nisë ky gjykim. Në këtë moment në këtë procedim penal bëhet fjalë për veprën penale të korrupsion aktiv me zyrtarë publik, që është një vepër penale me një marzh dënimi deri në 7 vite. Ndërsa nga ana tjetër Kërçuku për korrupsion pasiv pasi ka pranuar ofertën financiare prej 900 mijë lekësh për të mos bërë ankimin. Gjithsesi SPAK ka tani një procedim të mbyllur në fazën e parë atë të dënimit “burgim të përjetshëm” për Redjan Rrajën dhe Arjon Halilin 35 vite, për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoja. Këto hetime u ndoqën nga SPAK dhe ata deklaruan se në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal u tentua ekzekutimi i ish prokurorit Arjan Ndoja. Është hetim që mbetet i hapur për të tjerë të dyshuar pasi SPAK thotë që në këtë organizim kriminal ka persona të tjerë që nuk janë identifikuar ende.”, u shpreh Rusta.



