Financimi i politikës nga krimi/ Qori: Duhen institucione të forta që të gjurmojnë paratë e pista, partitë s’kanë vullnet ta luftojnë

Financimi i politikës nga krimi/ Qori: Duhen institucione të forta që të gjurmojnë paratë e pista, partitë s’kanë vullnet ta luftojnë

Në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve në MCN TV, kreu i Lëvizjes Bashkë, zoti Arlind Qori, foli për financimin e politikës nga paratë e pista dhe për ndikimin e këtij fenomeni në ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

 

Frika ime është që sa herë PD dhe PS bëhen bashkë, ka përkeqësim të legjislacionit. Ne kemi kërkuar një ligj që të garantojë transparencë të plotë për çdo transaksion të partive, duke përfshirë oligarkinë dhe krimin e organizuar. Sot penaliteti për subjektet që shkelin ligjin është thjesht një gjobë. Duhet një hetim serioz për të identifikuar kontribuesit e partive dhe origjinën e parave që i jepen tyre.

 

Ai shtoi se mungesa e rregullave të qarta dhe e një procesi hetimor të fortë krijon mundësi për keqpërdorim.

 

Fatkeqësisht, nuk ka transparencë, dhe ujqërit mëlçitë në qafë i përdorin sipas interesave të tyre. Ky fenomen ka efekte të rënda mbi ekonominë, shoqërinë dhe politikën.

 

Sipas Qorit, Lëvizja Bashkë është e vetmja parti që nuk ka lidhje me krimin dhe mbështet kontributin modest të qytetarëve.

 

Nga pikëpamja politike, përveç Lëvizjes Bashkë, asnjë parti tjetër nuk ka vullnetin për të luftuar paratë e pista. Mungesa e vullnetit politik është evidente, dhe kjo punë do të zgjidhet vetëm kur Lëvizja Bashkë të ketë mundësinë për vendimmarrje.

 

Ai shprehu shqetësimin e tij për ndikimin e mundshëm të ndryshimeve në sistemin zgjedhor.

 

Frika ime është që nëse PS dhe PD ndryshojnë sistemin zgjedhor, situata do të përkeqësohet. Por për aq kohë sa kemi mbështetjen e qytetarëve, nuk kemi frikë, sepse me mbështetjen e tyre mund të veprojmë në çdo sistem.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy