Zululand: Uran Butka flet për Mit'hat Frashërin, lidhjen e tij me të atin; dhe një anekdotë me Ismail Kadarenë

Zululand: Uran Butka flet për Mit'hat Frashërin, lidhjen e tij me të atin; dhe një anekdotë me Ismail Kadarenë

Sonte në Zululand ishte i ftuar Uran Butka, i cili sapo ka themeluar një institut të historisë me emrin "Lumo Skëndo", të financuar nga një biznesmen shqiptar.  "Ka qenë amaneti e dëshira e tij që, pas vdekjes, dikush të ngrinte një institut a akademi me emrin e tij", tha Butka mes të tjerash. "Sikur Lumo Skëndo të ringjallej e të merrte vesh se ky institut me emrin e tij është ngritur nga i biri i Safet Butkës, nipi i Sali Butkës, do të ishte i kënaqur?", e pyeti Nano. "Po, do të ishte shumë i kënaqur. Ai njihej me tim atë. Ai edhe ka shkruar një artikull për të menjëherë pas vdekjes", u përgjigj Butka.

 

Ai kishte me vete dhe librin "Gjeniu i Kombit", një monografi kushtuar Mit'hat Frahsërit, që ka qenë përveç të tjerash edhe njeriu më i rëndësishëm i Ballit Kombëtar. "Ia dhashë një kopje Ismail Kadaresë, dhe mendova se titulli 'Gjeniu i kombit' do ta bezdiste gjeniun tonë të letrave, por nuk ndodhi kështu. Kadareja e mori librin dashamirësisht, dhe më pas më ka telefonuar duke më folur fjalë të mira për librin e për Mit'hatin vetë", tha Butka.

 

Pjesa tjetër e bisedës u vërtit rreth figurës së Mit'hat Frashërit, rreth përmasës politike e kulturore të tij, rreth Enver Hoxhës, kundërshtarin e tij gjatë e pas Luftës, por edhe rreth figurave të tjera të historisë politike të Shqipërisë, si Ahmet Zogu, Faik Konica, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy