Shënohet viktima e dytë nga zjarret, ndërron jetë 60-vjeçarja

Shënohet viktima e dytë nga zjarret, ndërron jetë 60-vjeçarja

Vijon tragjedia për familjen Haxhiaj në fshatin Asim Zeneli në Gjirokastër.

Pas bashkëshortit që u dogj nga zjarri i 3 gushtit, këtë të mërkurë ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja.

Burime për MCN bëjnë me dije se Tatiana Haxhiaj kishte pësuar djegie në 80% të trupit, ndërsa prej disa ditësh ndodhej në spital për të marrë mjekim.

60-vjeçarja bëhet kështu viktima e dytë e zjarreve në Shqipëri.

Kujtojmë se çifti i bashkëshortëve ishte duke luftuar me flakët të cilat kishin përfshirë vreshtat, por fatkeqësisht pësuan djegie të rënda në trup.

Andrea Haxhiaj humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa bashkëshortja e tij që prej 3 gushtit po luftonte për jetën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy