Meta: Mazhoranca nuk po e ndan aktivitetin e partisë nga ai i qeverisë, për financimet e partive duhet kujdes

Meta: Mazhoranca nuk po e ndan aktivitetin e partisë nga ai i qeverisë, për financimet e partive duhet kujdes

Drejtoresha e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, nisjen e punës së misionit të ODHIR për zgjedhjet vendore ku ndryshe nga zgjedhjet e kaluara këtë vit do të vijnë me mbi 300 vëzhgues, e sheh si të një rëndësie të veçantë, për faktin se ky mision në fund të procesit bën dhe certifikimin e zgjedhjeve.

Në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv, Meta deklaroi se rekomandimet e ODHIR janë një lajmërim i fortë për partitë politike se çfarë duhet të përmirësojnë në vijim, pavarësisht se tha se politika jonë nuk e ka vrarë shumë mendjen për t’i respektuar rekomandimet.

Sipas saj, nuk është një numër shumë i madh, pasi 300 vëzhgues që do jenë në Shqipëri ditën e votimit dhe 24 do jenë vëzhgues afatgjatë të cilët kanë nisur punën.

Meta uroi për një vigjilencë e shtuar, sa kohë që situata politike është shumë e tensionuar, e diskutueshme, ka pikëpyetjet e veta dhe kur nuk e dimë sa kjo situatë e tensionuar do të ndikojë në 14 maj, se mesazhet janë të forta dhe të egra, dhe për karakteristikën që kanë zgjedhjet lokale duhet të kenë natyrë tjetër.

Mesazhet janë shumë të agravuara dhe inatçore, pritet fushatë e ngarkuar për qytetarët, por do të dëshironim që edhe kjo situatë, besoj dhe ODHIR do e ketë në syrin e vëzhgimit të saj për të kuptuar që partitë politike kanë një lloj përgjegjshmërie dhe do të ishte mirë që krerët e partive në këtë fillim fushate duhet të ishin sa më larg që menaxhimi i fushatës të mos jetë më monopol i krerëve të partive, ku anëtarët themelorë duhet të jenë kandidatët për kryetarë bashkie dhe për Këshillat Bashkiak.

Ajo që ka rëndësi kush do jenë platformat dhe premtimet elektorale. Përdorimi i administratës në fushatë nuk është risi për procesin e 14 majit, ne kemi në dy zgjedhjet e fundit që e kemi evidentuar dhe kritikuar si një qasje që mazhoranca aktuale nuk po e ndan vizën ndarëse mes premtimeve elektorale dhe punës së qeverisë.

Nuk po ndahet aktiviteti i partisë dhe i qeverisë. Burimet shtetërore, asetet shtetërore, presioni i administratës dhe angazhimi i gjithë administratës për të qenë dekore, do të jenë në fokus në vëmendje, për të parë që deputetët dhe ministrat, administratat përkatëse, duhet të jenë të kujdesshme se ndoshta ligjërisht dhe bazuar në Kodin Zgjedhor, veprimtaritë e ndaluara të disa aktorëve, i shpëtojnë syrit dhe penalizimit për zgjedhjet lokale.

Shpresoj që ODHIR ta mbajë parasysh para fushatës elektorale, për t’ia vënë në dijeni KQZ. Ky vëzhgim qoftë nga ndërkombëtarët dhe shoqëria civile, do të jetë denoncimi se si përdoren burimet shtetërore nga mazhoranca elektoralisht.

Nismat e qeverisë për të rritur rrogat e pensionet dhe nëse diçka e tillë përdoret për fushatë, Meta tha se është kthyer në një shqetësim dhe diskutim të pafund ku ka të përfshirë shumë aktorë.

Sipas saj, gjithë kjo ndërmarrje dhe angazhim Kryeministri po e bën në emër të qeverisë dhe jo në emër të Partisë Socialiste dhe ai nuk flet si kryetari i PS, por si një Kryeministër që ka në axhendën e vetë aktivitete të përcaktuara.

Ashtu sikundër qytetarët dhe grupet e preferuara të Kryeministrit që po i nënvizon fort se do rrisë rrogat dhe pensionet.

Lajm i mirë dhe i bukur për hir të vështirësive ekonomike që kanë shqiptarët në këtë krize ekonomike dhe globale. Ky lloj interesi nuk mund të jetë kaq direkt një muaj e gjysmë para ditës së zgjedhjeve, ose një javë para fillimit të fushatës zgjedhore.

Përgjigjen e Kryeministrit e kemi marrë që mua s’më pengon ligji. Ky moment duhet kapur dhe reflektuar se në fund ndahet qeveria nga partia politike me gjithë angazhimet.

Vëmendja e qeverisë nuk duhet të jetë kaq intensive në katër mujor që e përcakton ligji. Nuk mund ta penalizosh apo favorizosh një votues para zgjedhjeve.

Këto boshllëqet ligjore që janë bërë me dashje, qëllim apo mosprofesionalizmi, do ishte mirë që të gjithë ekspertët të ngriheshin në këmbë dhe të vihesh një standard që të ruhet balanca mes punës së qeverisë dhe punës së partisë si subjekt zgjedhor gjatë fushatës zgjedhore.

Deklaratën e drejtueses së misionit të ODHIR, Audrey Glover e cila tha se do të takohet me të gjithë përfaqësuesit e partive politike, përfshirë këtu edhe Sali Berishën, e cilësoi si një deklaratë që nuk do ta shtojë më tej tensionin dhe ngarkesën politike të situatës zgjedhore në Shqipëri.

Meta e vlerësoi si një deklaratë të kujdesshme që vlen të shikohet.

Në vijim tha se pjesa e financimit të partive politike është pjesa më e ndjeshme e procesit zgjedhor në tërësi.

Për zgjedhjet e 14 majit do shohim çfarë do ndodhë me këto financime. Jo më larg se dje është bërë tryezë me gjithë aktorët nga KQZ, Këshilli i Europës që kanë bërë prezentë një platformë të financimit të partive.

Këto janë sinjale dhe ideja është që partitë politike ta marrin seriozisht pjesën e menaxhimit të parave.

Ajo që i ngarkon është pjesa e marrjes së donacioneve, të cilat duhet t’i kenë të deklarueshme me llogari bankare, për çdo shpenzim që do bëjnë gjatë fushatës zgjedhore.

Më vjen mirë që kemi prezencë të shtuar ndërkombëtare, po më vjen keq që vëzhguesit vendorë do të jenë minimalist dhe nuk do të jenë aq të thelluar dhe të gjatë në kohë, sa i takon problematikave.

Do të shikoni që në ditën e zgjedhjeve do të ketë një boshllëk të vëzhgimit vendas. Por kam përshtypjen se deri tani, do jetë një numër shumë herë më i vogël se në zgjedhjet e kaluara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy