Shembet pallati në ndërtim në Nigeri, punonjësit bllokohen nën rrënoja

Shembet pallati në ndërtim në Nigeri, punonjësit bllokohen nën rrënoja

Disa njerëz dyshohet se janë bllokuar pasi një ndërtesë e lartë në ndërtim e sipër u shemb në qendrën tregtare të Nigerisë, Lagos, thonë dëshmitarët.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë turmat që mblidhen pranë një grumbulli të madh rrënojash. Policia po përpiqet të rrethojë zonën. Autoritetet lokale kanë vënë në zbatim një plan reagimi emergjent për të përballuar situatën.

Shkaqet e këtij incidenti janë ende të paqarta, por banorët i janë bashkuar operacioneve të shpëtimit dhe kanë kritikuar autoritetet për mosreagimin e shpejtë, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Personi i plagosur në ambulancë

Kreu i agjencisë shtetërore të menaxhimit të emergjencave në Lagos ka thënë se ishte e paqartë nëse kishte viktima, por fotografitë tregojnë punëtorët e shpëtimit që mbajnë një trup larg nga vendi i ngjarjes.

Është një ndërtesë 25-katëshe ende në ndërtim e sipër. Shumë punëtorë janë bllokuar nën rrënoja. Ne po përpiqemi t'i shpëtojmë", citohet të ketë thënë Oke-Osanyintolu nga agjencia AFP.

Disa nga punëtorët në vend tha se kolegët e tyre ishin ende të bllokuar në rrënoja, shtoi raporti.

"Ndihem shumë keq sepse njerëzit që janë brenda kanë familje," tha njëri prej tyre i identifikuar si Latif Shittu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy