Vrasja e Gëzim Sinomatit, Bregu: Policia ashtu si familja e ka një emër, autori njeri i përgatitur mirë dhe i paguar (VIDEO)

Vrasja e Gëzim Sinomatit, Bregu: Policia ashtu si familja e ka një emër, autori njeri i përgatitur mirë dhe i paguar (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me kontrollet e shtuara që kanë ‘blinduar’ Vlorën nga mbrëmja e djeshme pas vrasjes së 23 vjeçarit Gëzim Sinomati.

Ai tha se kontrollet janë krejtësisht normale pasi dhe vrasja e të riut është mjaft e rëndë dhe policia që në momentin e parë kishte disa dyshime. Bregu u shpreh se vrasje të tilla tronditin opinion publik por mbetet e vështirë të gjendet autori fizik i vrasjes edhe pse mendohet se të dyshuarit gjenden në qytetin e Vlorës.

Sipas tij policia ashtu si familja e kanë një emër edhe pse nuk identifikohen, ndërsa theksoi se autori është një njeri i përgatitur mirë për aq kohë sa krimin e ka kryer me pushkë.

Është krejtësisht e ligjshme dhe e duhur. Vrasja ishte shumë e rëndë, jo se Vlora nuk ka kriminalitet të shtruar apo s’ka pasur ndonjëherë vrasje, por duke qenë qytet bregdetar detyrimisht do të ishte i tillë dhe ata lëvizin nëpërmjet ujërave, por ngjarja është e rëndë për ekzekutimin e 23 vjeçarit. Policia që në fillim kishte disa dyshime, ku shënjestra mund të ishte xhahai, e dyta për një pazar të prishur droge dhe e trata lidhet me babain e ndodhur në burg. Këto janë tre pistat që policia po heton, por pas vrasjes nëse nuk do kishte një kontroll të shtuar apo rrethim nga ana policore në Vlorë, apo kontrolle ndaj mjeteve luksoze me xhama të zinj, do dukej sikur kjo vrasje po tolerohej dhe sikur s’kishte më asnjë zhvillim. Që në krye të herës duhet të pranojmë se vrasje të tilla e tronditin opinionin publik sepse 23 vjeçari nuk kishte asnjë aktivitet kriminal dhe dukej se ishte një vrasje për hakmarrje.

Më tej ai theksoi se është e vështirë në këto momente duke parë dhe mënyrën se si është kryer vrasja për të gjetur autorin fizik të kësaj vrasje, por autorin që e ka ideuar si vrasje dhe atë që ka kryer krimin policia i ka disa emra dhe të dyshuar.

Mes të shoqëruarve nuk u gjet asgjë, nuk rezulton asnjë prej tyre dhe janë duke u kapur me historinë e automjetit dhe ndryshe nga historitë e tjera që vrasjet bëhen me automjete të vjedhura, në këtë rast automjeti është në pronësi të një personi nga Elbasani që pretendon se e ka shitur atë. Duket pak e vështirë, por mendohet se disa nga personat që e kanë ideuar këtë vrasje janë në qytetin e Vlorës dhe prandaj është dhe ky rrethim. Është një vullnet disi më ndryshe për të dhënë një mesazh policor komunitetit atje dhe se nuk është një ngjarje që do të tolerohet lehtë. Kjo ngjarje padyshim që do të ketë ngjarje të tjera sepse askush s’do ta fali lehtë vrasjen e një djali 23 vjeç, që është një krim shumë i rëndë aq më tepër kur nuk rezulton të ketë një aktivitet të tij kriminal apo të ketë kryer krime.

I pyetur nëse beson se FNSH dhe Renea e ka rrethuar Vlorën vetëm për këtë ngjarje, Bregu ta se qytetarët janë të çuditshëm, nëse nuk do shkonte policia do mendonin ku janë, kur ka një kontroll të shtuar thonë pse.

Ai është një kontroll për ti thënë se ne jemi këtu. Po gjete një makinë të vjetër aty me domate dhe speca që po shkon në punë jam dakord që policia po i bie në kundërshti qytetarëve, por aty janë në kontroll makinat luksoze dhe të shqetësuar janë atë që kanë lidhje me rrjetet kriminale sepse nuk lëvizin dot lirshëm. Për mua duhet të ishte disa ditor ky kontroll Vlora është qyteti me më shumë lëndë narkotike. Ka diçka mes atij që e ka kryer krimin dhe gjetjes së provave sepse policia e ka një emër dhe e di me kë është konflikti por problemi është se për të lidhur emrin e personit që e ka kryer krimin me prova konkrete është e vështirë sepse dihet se krimi është kryer me pagesë dhe jo nga personi që ka pasur probleme me këtë familje. Do vija në një theks të veçantë faktin se vrasjet janë shumë të vështira për tu gjetur, nuk është e thjeshtë gjetja e vrasësit, është shumë shumë e vështirë.

Ndërsa lidhur me faktin se policia e ka një emër po ashtu siç e ka dhe familja dhe a kemi të bëjmë me një familje e cila mund të marrë hak, gazetari Bregu u shpreh se nisur nga mosha e re e djalit të vrarë çdokush do e vinte veten në vend të babait të tij që s’do e toleronte kush vrasjen e të birit pa asnjë konflikt, është e vështirë për ta tejkaluar ketë.

Mënyrën se si ne i kemi zbardhur këto vrasje në kohët e fundit kanë qenë me të penduar apo vrasësit me pagesë që kanë treguar për pjesën e parave që kanë marrë. Kapen vetëm ata që në një moment të caktuar mund të lihen kur djegin automjetin një pjesë e vogël e shenjës së gishtit dhe kemi pasur identifikim dhe zbardhje të vrasjes por është shumë e vështirë dhe prandaj dhe ata i djegin makinat dhe armët që kryejnë krimin, zhdukin të gjitha provat. Është një mënyrë që mendohet se autori është një njeri i përgatitur. Vrasja është me pagesë. Të ekzekutosh me pushkë është shumë e vështirë. Prandaj skemat që kemi parë janë të gjitha me 4-5 metra afërsi. Prandaj në këtë rast kemi të bëjmë me një njeri të përgatitur mirë, sepse nuk vret njeri me pushkë në Shqipëri, është një vrasës i paguar një snajperist i përgatitur mirë. Mendohet të ketë qëlluar nga makina, 30 metra larg, por ekspertë në qitje, mund të jetë dhe huaj. Është vrasës i ri përderisa e kryen krimin me pushkë, pasi vrasjet me pushkë ndodhin shumë rrallë, një herë në 3 vjet. Shpresoj shumë që të identifikohet një autor krimi sepse kjo do parandalonte dhe vijimin e një gjakderdhje tjetër. Pothuajse është i identifikuar në termat e njeriut, ai tashmë është në përgjim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy