Forcat speciale amerikane vrasin udhëheqësin e ISIS, reagon Joe Biden

Forcat speciale amerikane vrasin udhëheqësin e ISIS, reagon Joe Biden

Udhëheqësi i grupit të Shtetit Islamik, ISIS, është vrarë në një sulm të forcave speciale amerikane gjatë natës në Veriperëndim të Sirisë, tha presidenti Joe Biden.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se me vdekjen e Abu Ibrahim al-Hashimi al-Qurayshi “është zhdukur një kërcënim i madh terrorist për botën”.

Të paktën 13 persona u vranë në sulm, duke përfshirë gjashtë fëmijë dhe katër gra. Bomba që vrau civilët u shpërthye nga një udhëheqës i ISIS-it.

Operacioni kishte në shënjestër një ndërtesë banimi dykatëshe në periferi të qytetit të Atmeh të kontrolluar nga opozita, i cili është në provincën veriore të Idlibit dhe ndodhet pranë kufirit me Turqinë.

Rajoni është një bastion i grupeve xhihadiste që janë rivalë të ashpër të IS-it, si dhe fraksioneve rebele të mbështetura nga Turqia që luftojnë qeverinë siriane.

Raportet e inteligjencës kishin vërtetuar se Kurejshi jetonte me familjen e tij në katin e dytë të ndërtesës së banimit në Atmeh dhe se ai kurrë nuk dilte jashtë.

Ai përdorte shpesh korrierët për të dërguar urdhrat e tij në celulat e IS në Siri dhe gjetkë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy