8 Marsi/ Kurti: Sot nderojmë kontributin e grave në luftën çlirimtare, vazhdojmë betejën për barazi gjinore

8 Marsi/ Kurti: Sot nderojmë kontributin e grave në luftën çlirimtare, vazhdojmë betejën për barazi gjinore

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti sot ka hapur mbledhjen e Qeverisë me urim për 8 Marsin, Ditën e Grave, duke dhënë zotime se do të luftojë për barazi më të madhe gjinore.

Kurti shtoi se sot nderojmë e kujtojmë edhe kontributin e grave në luftën çlirimtare.

Ditë e shënuar, javë historike. Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, të të gjitha grave, nderojmë sukseset që ato i kanë arritur historikisht, sot e çdo ditë nderojmë kontributin e grave që nuk janë më dhe luftojmë bashkë me gratë dhe vajzat për më shumë të drejta dhe barazi. Qeverisja jonë mbetet e përkushtuar ndaj politikave demokratike e sociale që e lehtësojnë barrën e padrejtësive që ato mbajnë mbi supe. Vazhdojmë përpjekjet dhe betejën për barazi shoqërore, për barazi gjinore. Prej shtëpisë deri në institucione.

Sot nderojmë veprën e grave ne luftën çlirimtare dhe përgjatë gjithë historisë tonë. Nuk harrojmë dhimbjen e madhe që nuk kalon dhe që shteti e ka obligim që ta shërojë.

Kurti përmendi edhe veprën e grave në luftën çlirimtare të vendit, ndërsa përmendi edhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Këtu ai lavdëroi guximin e Vasfije Krasniqit që doli publikisht për të rrëfyer historinë e saj dhe u bë zë avokues për të gjitha gratë e përdhunuara në luftë.

Po e vazhdojmë procesin e aplikimit për njohjen e statusit të të mbijetuarave dhe të mbijetuarve të luftës seksuale gjatë luftës.

Një prej parakushteve për ndërtimin e paqes së qëndrueshme në vend. Nderojmë rolin e të mbijetuarave që kanë folur publikisht për rastet e tyre, e veçanërisht Vasfije Kransiqi-Goodman, që vazhdon të jetë avokuese e zëshme në vend dhe ndërkombëtarisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy