Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona dhe ka nisur procedimin në gjendje të lirë, pasi në dy operacione të ndryshme janë sekuestruar 117 gramë heroinë dhe 22 kg kanabis sativa.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
Nderim Mona, 52 vjeç, banues në Durrës;
Arjan Abdyli, 20 vjeç, banues në Durrës;
Gjithashtu ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetases me iniciale:
E.R. 31 vjeçe, banuese në Durrës.
Gjatë kontrollit fizik dhe në banesat e shtetasve të mësipërm u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
rreth 117 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë, dhe 18 doza;
1 peshore elektronike;
40 000 lekë të reja;
11 aparate telefoni celularë.
Gjithashtu, po nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, dhe Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë është finalizuar dhe një tjetër operacion anti-cannabis i koduar “Mafsheq”, ku është arrestuar në flagrancë shtetasi:
Lik Kabili 64 vjeç, banues në Krujë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Lik Kabili dhe territorin përreth banesës së tij , Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
rreth 22 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa, e ndarë në 5 thasë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë po vijojnë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet në ngarkim të shtetasëve të arrestuar dhe proceduar kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Policia e Durrësit fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë duke garantuar anonimatin e tyre si dhe reagimin e shpejtë dhe të paanshëm të Policisë.



