Dështon seanca konstituive në Kosovë/ Ramabaja: Betejë taktiko-politike, jo juridike. Seancë e re brenda 48 orëve (VIDEO)

Dështon seanca konstituive në Kosovë/ Ramabaja: Betejë taktiko-politike, jo juridike. Seancë e re brenda 48 orëve (VIDEO)

Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, pasi deputetët nuk votuan raportin e Komisionit për verifikimin e mandateve.

Në këtë situatë, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, akuzoi opozitën për bllokimin e procesit, ndërsa njoftoi dorëheqjen për të marrë mandatin si deputet.

Drupal Ad

Analisti Sadri Ramabaja, në një intervistë për “MCN Live”, e cilësoi ngjarjen si një betejë taktiko-politike më shumë sesa një krizë juridike.

Kosova ndodhet në një terren të rrëshqitshëm e të panjohur. Po bëhen taktizime politike të paparamenduara mirë dhe me llogari shumë të paqarta.

Ngërçi i krijuar është produkt i një taktike opozitare që në përpjekje për të vënë pozitën në vështirësi, është kthyer në një kurth për vetë opozitën.

Ajo që ndodhi dje në Parlamentin e Kosovës në fakt është një beteje taktiko-politike me shumë se sa juridike.

Ky nuk është një problem që lidhet me mungesën e numrave. Në fakt, numrat janë, qeveria do të krijohet. Por bllokimi ndodhi pikërisht sepse numrat ekzistojnë dhe opozita nuk i ka,.

Ramabaja thekson se nuk bëhet fjalë për krizë të thellë apo për zgjedhje të reja, por për një manovër politike që pritet të tejkalohet shpejt.

Ai thotë se ky ngërç do të zgjidhet brenda 48 orëve kur do të thirret seanca e re.

Brenda 48 orëve do të thirret seanca e re. Ky është kompetencë e deputetit më të vjetër në moshë, jo e presidencës apo ndonjë institucioni tjetër.

Ligjet e hartuara në të kaluarën janë krijuar për interesa të caktuara politike, çka e ka bërë situatën më të ndërlikuar, por jo të pazgjidhshme.

Nuk pritet të ketë zgjedhje të reja para prillit të ardhshëm. Edhe nëse kjo ndodh, mund të hapet çështja e zgjedhjes së Presidentit. Por është e vështirë të mendohet që deputetët e sapozgjedhur do të dëshironin të hynin sërish në garë në fillim të mandatit të tyre.

Koalicioni qeverisës ka rreth 62 deputetë, që mjaftojnë për krijimin e institucioneve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy