Hoxha: Kuvendi i 11 dhjetorit nuk ka hyrë në kanalet institucionale të PD, ai i i 18 dhjetorit të jetë unifikues për të gjithë demokratët (VIDEO)

Hoxha: Kuvendi i 11 dhjetorit nuk ka hyrë në kanalet institucionale të PD, ai i i 18 dhjetorit të jetë unifikues për të gjithë demokratët (VIDEO)

Situata e brendshme në Partinë Demokratike dhe afrimi i dy kuvendeve brenda një partie, u diskutuan në studion e lajmeve në MCN TV, nga drejtuesi politik dhe deputeti i qarkut Kukës për PD, Flamur Hoxha.

Për z.Hoxha, foltorja e Sali Berishës, ndodhi në kohë jo të duhur, dhe si e tillë, rruga e duhur do të ishte rruga institucionale brenda partisë.

“Dy argumentet kryesore për të cilën mora vendim për të mos marrë pjesë atu, ishte se ajo pjesë e Foltores, ndodhi në një kohë jo të duhur, ajo mund të ishte pas datës 25 prill, kur nuk u morën në konsideratë humbjet në zgjedhje, tani kjo nuk duhej të ndodhte, ne ishim të përgatitur për të filluar një opozitë, prandaj e shoh si një situatë jo shumë të favorshme, sepse nuk duhej të fillonte duke u marrë brenda partisë me njëri-tjetrin.

Për drejtuesin politik të PD në Kukës, Kuvendi i datës 11 dhjetor, nuk është thirrur në rrugë institucionale, kurse ai i datës 18 dhjetor, ka një detyrim ti mbledhë dhe ti unifikoj të gjithë demokratët

“Pse duhet të këmbëngulim pse Kuvendi nuk bëhet me 11 të bëhet me 18. Ai kuvendi i datës 11, nuk ka hyrë në kanalet institucionale të PD, sepse nëse ai i ka firmat, dhe jam i sigurt qe i ka, por duhet të ishte me gjithë pjesën e PD, dhe është një thirrje e cila nuk shkon në institucionet e partisë.

Kuvendi i datës 18 dhjetor do doja të ishte një datë që do të unifikonte dhe bashkonte dhe mund të pranonim gabimet e ndryshimet, ka ardhur koha për një epokë të re për PD-në.

Duke u nisur nga fakti se në këto përplasjet e fundit Berisha-Basha, por edhe më herët ish-funksionarë të PD-së e kanë akuzuar Bashën për një pakt të fshehtë me kryeministrin Rama, z.Hoxha, e mohon një gjë të tillë dhe e quan të pamundshme.

“Pak absurde ta mendosh, sepse deri në datën 9, ishin të gjithë bashkë, dhe nuk besoj se PD ka funksionuar si parti e individit, me ketë rast e Bashës, sepse kam qenë prezentë në të gjitha takimet pas vitit 2017,

Në rrugë koherente dhe në këtë vijueshmëri qëndrimesh mendoj që fushata e 25 prillit me Bashën ja qenë një fushatë model, sepse ka ngjallur shpresë, fryme demokratike. Dihet se këto zgjedhje nuk kanë qenë zgjedhje, sepse kanë qenë të pista”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy