Një zyrë ndërkombëtare për të hetuar pushtimin rus të Ukrainës do të hapet sot në Hagë, hapi i parë drejt një Tribunali të mundshëm për të gjykuar krimet e kryera nga udhëheqja e Moskës. Qendra Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit përfshin prokurorë nga Kievi, BE, Shtetet e Bashkuara dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare. Ajo do të hetojë dhe mbledhë prova, në një iniciativë që shihet si një hap i përkohshëm përpara krijimit të një gjykate speciale që mund t'i sjellë zyrtarët e Kremlinit para drejtësisë për fillimin e luftës në Ukrainë.



