Vrasja e biznesmenit në Elbasan, arrestohet i dyshuari si ekzekutor/ Emri (VIDEO)

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, arrestohet i dyshuari si ekzekutor/ Emri (VIDEO)

Policia ka vënë në pranga një tjetër person të dyshuar për përfshirjen në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla (Edmond Hyka) në Elbasan, ngjarje që tronditi qytetin pak ditë më parë. 

 

Arrestimi është kryer në Prrenjas, ku u kap 33-vjeçari Nevzat Spaho, person me precedentë penalë, i cili sipas hetimeve paraprake dyshohet se ka qenë ekzekutori me armë në vrasjen e biznesmenit.

 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se kapja e Spahos është rezultat i disa orësh ndjekjeje dhe verifikimesh të kryera nga strukturat e policisë së Shtetit, të cilat po punojnë intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

 

Arrestimi i tij pritet të hedhë më shumë dritë mbi motivin e vrasjes dhe rolin e secilit prej të dyshuarve, ndërkohë që deri më tani ka mohuar çdo akuzë.

 

Ndërkohë vijojnë kontrollet dhe hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që dyshohet se kanë bashkëpunuar në ekzekutim.

 

Gazetarja Entela Duka raportoi për "MCN Live" se pista kryesore e krimit është prishja e ortakërisë mes Edmond Hykës dhe ortakut të tij Renaldo Gjoni dhe mosdakordësitë për ndarjen e fitimit. 

 

Megjithatë një pistë tjetër ku po hetohet është edhe përfshirja e mundshme e viktimës në pazaret e drogës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy