Konferenca e Kryetarëve u mblodh mesditën e sotme, për të filluar përcaktimin e procedurave për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se zgjedhja e Presidentit një herë në 5 vite, duke thënë se duhet bërë solemn si proces.
Propozimin e kryeparlamentares Lindita Nikolla që data 4 maj të konsiderohet fillimi i procesit për zgjedhjen e Presidentin dhe data 10 maj të jetë data për raundin e parë të votimit, deklaroi se nuk është dakord.
Sugjeroj që si datë, si moment i startimit të momentit të fillimit të zgjedhjes së Presidentit, raundi i parë duhet zhvilluar 7 ditë nga ai moment. Duhet ta krijojmë si traditë që Konferenca e Kryetarëve pavarësisht propozimeve nga grupet parlamentare, duhet ta përcaktojë në mënyrë të përbashkët. Afati më i hershëm është 24 maji.
Kushtetuta thotë se procesi duhet të fillojë në 24 maj, duke qenë se mandati i Presidentit përfundon më 24 korrik. 60 ditë më parë duhet të fillojë kjo procedurë. Propozoj që data 10 maj të jetë data e fillimit të procesit për zgjedhjen e Presidentit, jo raundi i parë i votimit. Zgjedhja e Presidentit një herë në 5 vite është një moment solemn dhe momenti i startimit të këtij procesi duhet të jetë një proces solemn.
Deklarimi i momentit që konsiderohet i startuar procesi i papërcaktuar.
Alibeaj kërkoi gjithëpërfshirje në procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit, ndërsa për 5 raundet për zgjedhjen e Presidentit, kërkoi që të kenë një distancë prej së paku shtatë ditësh.
Sipas tij, shpejtësia dhe ngutja në proces, hedh gjithmonë hije dyshimi. Alibeaj kërkoi që mes palëve të vendoset që të gjitha raundet të kenë distancën kohore prej shtatë ditësh, duke thënë se e di që pas dështimit të çdo raundi mblidhet sërish Konferenca e Kryetarëve.



