
Një aksident në minierën e kromit në Tropojë i mori jetën sot pasdite dy minatorëve pas shembjes së galerisë në fshatin Lajthizë.
Nisur nga ky shkas tragjik, kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Abdullah Domi, thotë përmes skype për edicionin e lajmeve në MCN TV, se kjo minierë rezulton e vjetër që nga koha e komunizmit, dhe si të tilla, shfaqin përherë problematika.
Ai apelon që ky rast dramatik, të shërbejë për vetëdijesimin e institucioneve për kontroll të vazhdueshëm në miniera të vjetra, për eliminimin e pasojave tragjike.
Duhet pranuar se miniera e kromit në fshatin Lajthizë, të zonës së Bytyqit në bashkinë Tropojë janë problematike, sepse janë miniera të hapura që shfrytëzojnë këto minerale të kromit, janë që nga koha e komunizmit, dhe janë zgjeruese dhe sigurisht ka problematika.
Lë të shërbej ky rast i dhimbshëm që ti bëj tirrje institucioneve që të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme që ti shohin gjërat në terren, se si janë këto dhe për të bërë të mundur eliminimin e pasojave të rënda të dëmshme edhe për minatorët që punojnë në këto miniera.



