
Lista Serbe, ka deklaruar se do të marrë pjesë në zgjedhje, që eventualisht do të mund të mbahen për komunat në Veri, kur t’i plotësohen dy kushte.
Sipas REL, dy kushtet janë tërheqja e forcave Speciale të Kosovës nga Veriu dhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kujtojmë që Lista Serbe i ka bojkotuar zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në Ceri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Mos njohja e kryetarëve të rinj shqiptarë shkaktoi trazira në Veri të Kosovës, ku mbetën të plagosur 30 trupa të KFOR-it.



