Vreshta dhe arra të përmbytura nga uji, për shkak të bllokimit të kanalit kullues të ujit, rrugë të prishura, mungesë uji të pijshëm dhe plehrat në mes të rrugës. Këto janë vetëm disa nga problemet që banorët e fshatit Arapaj të Durrësit hasin në përditshmërinë e tyre dhe për të cilët nuk kanë marrë asnjë lloj zgjidhjeje nga askush.
Të lodhur nga premtimet boshe gjatë fushatave zgjedhore, siç pohojnë, të vetmen shpresë e shohin te media, duke lutur që zëri i tyre, mbase në këtë mënyrë, nuk do të bjerë në veshë komplet të shurdhër.



