Çipi: Sanksionet po dëmtojnë Europën, Rusia po shet gaz dhe naftë me dyfishin e çmimit

Çipi: Sanksionet po dëmtojnë Europën, Rusia po shet gaz dhe naftë me dyfishin e çmimit

Regjisori Kastriot Çipi heq paralele mes luftës Rusi-Ukrainë, me shqiptarët dhe serbët e Kosovës.

Po keqtrajtohen serbët në Kosovë, unë them jo? Janë më të privilegjuar sa s’ka! Pa veton e serbëve, nuk ndryshohet Kushtetuta e Kosovës.

Duke folur në emisionin “Arnautistan” në MCN Tv, ai deklaroi se rusët e Ukrainës kanë folur rusisht gjithë jetën dhe se që nga viti 2014 e këtej e kanë gjithnjë e më të vështirë të flasin rusisht.

Rusia ka pretenduar, Ukraina jo në NATO! NATO siguroi paqen në Europë, nga kërcënimi komunisto-sovjetik, i gjithë bllokut lindor me në krye Bashkimin Sovjetik.

Bashkimi Sovjetik nuk ekziston më, traktati i Varshavës nuk ekziston më, të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Juglindore, janë properëndimore, anëtare të NATO-s, çfarë kërcënimi ka NATO që i duhet dhe Gjeorgjia.

Putin në mënyrë të përsëritur ka thënë se nuk e luftojmë dot terrorizmin pa bashkëpunim, nuk ka dashur ta shohë si armike NATO-n.

Por kur t’i më vjen në Gjeorgji, kërkon të më vish dhe me Ukrainën, kërkon të çosh raketa atje, raketa me të cilën Moska arrihet për 5 minuta, unë duhet të rri duarkryq.

Në strategjinë e shekullit amerikan, Rusia, nuk ekziston, është e shpërbërë, në një konglomerat shtetesh të vogla, të menaxhueshme ngas ana ushtarake dhe gjeopolitike.

Unë jam kundër sanksioneve! Sanksionet po dëmtojnë Europën jo Rusinë, Rusia po shet gaz dhe naftë me dyfishin e çmimit.

Sanksionet po shkatërrojnë ekonominë europiane dhe ajo që po fiton është Rusia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy