‘Inpsektoriatet mbrojnë konkurencën’, Buxhuku: Besueshmëria e bizneseve e ulët, s'kryejnë rolin si duhet

‘Inpsektoriatet mbrojnë konkurencën’, Buxhuku: Besueshmëria e bizneseve e ulët, s'kryejnë rolin si duhet

Eksperti i ekonomisë Gjergj Buxhuku në ‘MCN Economy’ ka komentuar numrin e lartë të inspektorateve në vend me gati 300 nëpunës dhe faktin se çfarë prodhojnë këto struktura.

Ai tha se besueshmëria e bizneseve tek inspektoratet është e ulët edhe pse ato janë të rëndësishme pasi mbrojnë konkurrencën, por nuk e kryejnë rolin e tyre siç duhet.

Sipas tij inspektoratet selektive dëmtojnë bizneset dhe fakti që ndalohen produkte me pesticide tregon se nuk kanë funksionuar inspektimet.

Besueshmëria e bizneseve tek inspektoratet është e ulët, por duhet theksuar se është rëndësishëm sepse mbron interesin publik, konsumatorin, punëmarrësin, sigurinë ushqimore, të gjitha, konkurrencën, por në momentin kur nuk ke vullnet politik të mjaftueshëm ti nuk bënë dot asgjë.

Të gjitha këto benefite që ligji të jep mund të kthehen në të kundërtën e tyre, të kthehet inspektorati si prishës i konkurrencës në treg sepse përtej retorikës çfarë ke bërë apo ke investuar duhet të shohësh produktin final.

Ne kemi ende informalitet në tregun e punës, karburantet që qarkullojnë në tregun shqiptar janë të cilësisë së dobët, jashtë standardeve dhe po kështu te të gjithë inspektoriatet e tjera, pra të gjitha investimet nuk janë përkthyer në mbrojtje të interesit publik dhe ky është problemi që duhet të ngremë.

I pyetur nëse ka favorizime, Buxhuku tha se kanë qenë të vazhdueshme dhe para së gjithash lidhen me rolin e inspektorateve sepse kur flasim për bizneset kemi parasysh konkurrencën, duhet zbatim i barabartë i ligjeve.

Ne mund të diskutojmë shumë por në fund janë rezultatet ato që flasin. Roli i inspektorateve nuk është kryer siç duhet, sidomos ai i punës. Çdo shqiptar që është përdorues i një automjeti do të konfirmojë se standardet e cilësisë së karburantit shkelen me të dyja këmbët.

Po ashtu dhe agjencia e sigurisë ushqimore, fakti që kapen eksportet me pesticide që shkelin standardet do të thotë që inspektimet nuk kanë funksionuar. Nuk është e thjeshtë të disiplinosh dhe ta vësh siç duhet në detyrë dhe sikur ta zbatosh në praktikë rolin e inspektorateve siç duhet, është e vështirë.

Duhen përcaktuar procedura të sakta kontrolluese dhe shqyrtime të sakta nga ana e vetë inspektorateve. Duhen rregulluar me procedura të sakta inspektimi i inspektorëve në terren.

Nëse vërtetohen që gjobat ndaj subjekteve kanë qenë në shkelje të ligjit në mënyrë të padrejtë kjo s’mund të kalojë kaq lehtë.

Nëse duam ta bëjmë efektive një trup inspektues që është e rëndësishme në ekonominë e tregut, kur konstatojnë se inspektorët kanë shkelur ligjin në mënyrë të përsëritur duhet të merren masa.

Çdo vend demokratik 99% e punës bëhet me vetdeklarim dhe kur inspektori të kontrollon dhe nuk të gjenë në rregull atëherë merren masa ndëshkuese kundrejt tij.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy