
Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Krujë. Objektiv ka qenë automjeti i kreut të njësisë administrative, Ilir Loci.
Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip “Range Rover” ishte i parkuar pranë një lokali kur në pjesën e pasme të tij u vendos dhe shpërtheu lënda plasëse.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar, por janë regjistruar vetëm dëme materiale.



