Lleshaj e Veliu, sërish në Shkodër për ngjarjet kriminale

Lleshaj e Veliu, sërish në Shkodër për ngjarjet kriminale

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Ardi Veliu, kanë udhëtuar sërish drejt Shkodrës. Ata kanë zhvilluar një takim në prefekturë me drejtues të policisë dhe prokurorisë.

Lleshaj e Veliu janë pritur nga prefekti i ri i qarkut Shkodër, Valdrin Pjetri.

Vizita e ministrit të Brendshëm në Shkodër, e treta brenda pak ditësh, mendohet se ka në qendër ngjarjet e ditëve të fundit në qytetin verior dhe ecurinë e hetimeve për zbardhjen e tyre. 

Dy javë më parë, në Shkodër u vranë vëllezërit Astrit dhe Brahim Balili. Ngjarja që tronditi banorët e Shkodrës u pasua me lëvizjen e disa prej drejtuesve të policisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy