Britani, dorëhiqet zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë

Britani, dorëhiqet zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë

Zëvendëskryeministri britanik dhe ministri i Drejtësisë Dominic Raab njoftoi dorëheqjen e tij në një letër të postuar në Twitter.

Një ditë më parë Kryeministrit Rishi Sunak iu dha raporti i brendshëm shumë delikat që ai vetë kishte porositur mbi akuzat për sjellje agresive dhe “bullizëm” ndaj disa vartësve të bëra nga Raab.

Gjithçka përqendrohet rreth akuzave për ngacmim dhe bullizim ndaj disa nëpunësve civilë që kishin punuar nën varësinë Dominic Raab.

Kryeministri Rishi Sunak ngarkoi avokatin e lartë Adam Tolley për të hetuar tetë ankesa formale, që përfshijnë të paktën 24 persona, në lidhje me sjelljen e Raab në tre role të mëparshme ministrore: sekretarin e drejtësisë dhe sekretarin e jashtëm nën drejtimin e Boris Johnson dhe sekretarin e Brexit në kohën e Theresa May.

Raab ka mohuar vazhdimisht ngacmimet ndaj personelit dhe në letrën e tij të dorëheqjes tha se të gjitha, përveç dy pretendimeve kundër tij ishin hedhur poshtë.

Pasi u ngritën dy akuza formale, Raab i mohoi ato dhe bëri thirrje për një hetim.

Vetë Sunak përfundoi nën akuzë, me pretendimin se ishte në dijen të “sjelljes së papranueshme”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy