Parlamenti zviceran ndalon simbolet ekstremiste dhe naziste

Parlamenti zviceran ndalon simbolet ekstremiste dhe naziste

Ligjvënësit zviceranë votuan ditën e sotme për ndalimin e shfaqjes së simboleve ekstremiste dhe raciste, duke filluar nga ato naziste.

Votat pro në dhomën e ulët të Këshillit Kombëtar ishin 133, ndërsa 38 ishin kundër.

I gjithë parlamenti zviceran tani është në favor të tij, pasi dhoma e lartë e Këshillit të Shteteve votoi pro ndalimit në muajin dhjetor.

Zvicra, e cila mbeti neutrale gjatë Luftës së Dytë Botërore, është vënë nën presion për t’u lidhur me vendet e tjera evropiane në ndalimin e simboleve naziste.

Ndalimet totale janë në fuqi në Gjermani, Poloni dhe shumë vende të tjera të Evropës Lindore.

“Ne nuk duam kurrë një svastika apo një përshëndetje Hitleri në vendin tonë!”, tha deputeti i Gjelbër Raphael Mahaim.

Deri më tani në Zvicër ishte e lejuar, të vendosej një flamur svastika në ballkon.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy