OKB: Të paktën 474 civilë të vrarë në Ukrainë, 29 fëmijë

OKB: Të paktën 474 civilë të vrarë në Ukrainë, 29 fëmijë

Të paktën 474 civilë, përfshirë 29 fëmijë, janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i sulmit rus më 24 shkurt, sipas shifrave të fundit nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

861 persona të tjerë janë plagosur në konflikt, duke e çuar numrin total të viktimave civile të mbledhura nga OKB në 1,335. Fatkeqësisht OKB beson se shifra e vërtetë ka gjasa të jetë më e lartë, veçanërisht në territoret e kontrolluara nga qeveria ku shumë raporte janë ende në pritje të vërtetimit.

“Këto shqetësime lidhen për shembull me qytetet Volnovakha, Mariupol, Izium ku ka pretendime për qindra viktima civile. Këto shifra janë duke u vërtetuar më tej dhe nuk janë përfshirë në statistikat e mësipërme”, thuhet në deklaratë.

Në rajonet pro-Moskë, Donetsk dhe Luhansk, të kontrolluara nga separatistët, OKB-ja ka regjistruar 545 të prekur, 96 të vrarë dhe 449 të plagosur që nga e marta.

"Shumica e viktimave janë shkaktuar nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë sulmet me granata dhe altileri të rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe sulmet me raketa dhe ato ajrore."

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy