Më shumë se 220 mijë persona evakuohen në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve

Më shumë se 220 mijë persona evakuohen në Francë dhe Spanjë për shkak të zjarreve

Autoritetet franceze kanë urdhëruar evakuimin e afro 60 mijë banorëve pranë qytetit të Bordosë, duke e çuar në mbi 220 mijë numrin e personave që janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të mëdha në Francë dhe Spanjë.

Rreth 200 mijë persona janë evakuuar në jugperëndim të Francës, në rajonet Gironde dhe Landes. Presidenti francez Emmanuel Macron ka angazhuar ushtrinë për të ndihmuar në përballimin e situatës.

Ndërkohë, në Spanjë, autoritetet kanë paralajmëruar se një zjarr pranë Madridit është tashmë "përtej kapaciteteve" të forcave zjarrfikëse për t'u vënë nën kontroll, pasi tre vatra zjarri në perëndim të kryeqytetit janë bashkuar në një front të vetëm.

Qeveria spanjolle ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Rreth 25 mijë persona janë urdhëruar të evakuohen, ndërsa afro 40 mijë të tjerë janë këshilluar të qëndrojnë brenda banesave.

Shërbimet lokale të emergjencës në Spanjë njoftuan se flakët po përparojnë drejt bashkive Robledo de Chavela dhe Fresnedillas de la Oliva, rreth 50 kilometra larg Madridit.

"Kjo vatër zjarri ka arritur kulmin dhe aktualisht është përtej mundësive të zjarrfikësve për ta vënë nën kontroll", deklaroi drejtori i shërbimit të emergjencave të qeverisë rajonale të Madridit, Carlos Novillo.

Autoritetet po monitorojnë edhe një zjarr tjetër në provincën fqinje të Ávila, ku ekziston frika se zjarri i madh në Burgohondo mund të bashkohet me atë të Madridit.

Ministri i Brendshëm i Spanjës, Fernando Grande-Marlaska, deklaroi se autoritetet po bëjnë "gjithçka që është e mundur" për të parandaluar bashkimin e dy zjarreve.

Sipas autoriteteve, të paktën 6 mijë hektarë tokë janë djegur në rajonin e Madridit, ndërsa zjarri në Ávila ka përfshirë pothuajse 9 mijë hektarë.

Ndërkohë, disa qytete të tjera, mes tyre San Martín de Valdeiglesias, Pelayos de la Presa dhe Villa del Prado, mbeten në izolim, ndërsa autoritetet kanë kufizuar hyrjen dhe daljen e banorëve për arsye sigurie.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy