Darka e mbrëmjes së të dielës mes Ramës dhe Metës ka zgjatur rreth 4 orë. Kreu i qeverisë dhe kreu i Kuvendit u takuan në një restorant peshku te Pazari i Ri në kryeqytet.
Pavarësisht se nga takimi nuk janë bërë të ditura detaje, “BalkanWeb” raporton se i pari që ka dalë nga restoranti në orën 00:47 të mëngjesit të sotëm ka qenë Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Ndërkohë që pas tyre (ora 00:55) ambientet e restorantit i kanë lënë kreu i LSI-së, Ilir Meta, i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Petrit Vasili.
Edhe pse nuk dihet nëse gjatë takimit është arritur ndonjë marrëveshje konkrete për koalicionin e katër viteve në vijim, ajo që ra në sy ishte fakti se katër protagonistët dolën nga lokali të ndarë në dy grupe sipas forcave që përfaqësojnë.



