Zhbllokohet juglindja pas 11 ditësh, hapet aksi në zonën e 'Arrave të Gurrës'

Zhbllokohet juglindja pas 11 ditësh, hapet aksi në zonën e 'Arrave të Gurrës'

Pas 11 ditësh bllokimi, sot në orën 12:00 pritet të hapet për qarkullim aksi rrugor në zonën e Arrave të Gurrës, një nga rrugët më të rëndësishme për juglindjen e vendit. 

 

Në një lidhje me MCN Live gazetarja Entela Duka bëri me dije se qarkullimi do të jetë i mundur për automjetet e vogla dhe të rënda, përmes një devijimi provizor të rrugës së vjetër.

 

U bënë 11 ditë kur aksi është i bllokuar, por fatmirësisht, nga sot rreth orës 12:00 ky aks do të hapet për qarkullimin e automjeteve si të vogla dhe të rënda. Qarkullimi do nisë si pasojë e devijimit provizor të rrugës së vjetër, i cili do të jetë në përdorim për këtë kohë. 

 

Testimi është bërë për dy ditë me mjete të rënda dhe, për fat të mirë, duket se është i qëndrueshëm, prandaj ARRSH ka vendosur që sot në mesditë të hapet qarkullimi në këtë aks rrugor tepër të rëndësishëm. 

 

Paralelisht do vijojë edhe implementimi i projektit që kalon në rrjedhën e lumit Shkumbin. Apel bëhet që drejtuesit të jenë të kujdesshëm. Mund të them se bëhet fjalë për një rrugë rreth 9 metra e gjerë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy