A quhet restaurim në momentin kur një muzeu i ndryshohet çdo detaj, karrige, poltron, apo ikonë? Kjo pyetje është ngritur nga qytarët, kur pas skandalit me tjetërsimin e kalldrëmeve në Gjirokastër, bashkë me të cilën humbi vlera e trashëgimisë kulturore që mbrohej nga UNESCO, e njëjta gjë u demonstrua këtë fundjavë edhe me Muzeun e Arsimit në Korçë, e njohur si Mësonjëtorja e parë shqipe.

Këtë fundjavë qeveria tregoi me foto transformimin e Muzeut, i cili pas këtij ndryshimi mbetet në pikëpyetje nëse mund të quhet sërish 'Muze'.

Ndërsa rikonstruksioni i mureve ishte i nevojshëm, bankat, karriget, tableta, dollapët dhe madje as obelisku nuk janë më të njëjtë. Na vitit 1887, kur është hapur, gjërat janë zëvendësuar me sende dhe koncepte moderne të vitit 2021.
Ishte

Ishte
U bë
Indinjata për këtë zhbërje të Muzeut u pa edhe në postimet e kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës, Elva Margariti, që e reklamoi këtë punë duke shkruar se, vetëm pas këtij restarurimi “shkëlqen” me praninë e saj.

Ishte

U bë
Komentet e qytetarëve:



E njëjta strategji për transformim të elementëve të trashëgimisë kulturore u ndoq edhe nga projekti i mbrojtur nga deputetja Mirela Kumbaro me Pazarin e Gjirokastrës.
Ishte

U bë
Ekspertë të trashëgimisë kulturore, arkitektë, eksperienca e të cilëve nuk u morën për bazë gjatë projektit bashkë me opinionin publik, deklaruan se prishja totale e kalldrëmeve ka qenë e gabuar, pasi shkeli kriteret e restaurimit dhe u kthye në rindërtim. Sipas tyre, pas restaurimit qytetit i humbi imazhi i tij, ndërsa shtoi dy shqetësime të mëdha: përmbytje të dyqaneve dhe trafik apo pamundësinë e turistëve për të lëvizur me makinë.
MCNtv.al



