Nesër nis punën transporti publik, abonetë e muajit mars të pavlefshme (VIDEO)

Nesër nis punën transporti publik, abonetë e muajit mars të pavlefshme (VIDEO)

Pas katër muajsh të mbyllur, nesër, më 6 korrik, transporti publik në Tiranë do të nisë punën. Shoqatat e transportit publik kanë arritur marrëveshjen me Bashkinë e Tiranës dhe Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës. Nga nesër, urbanët do të jenë në dispozicion të qytetarëve që prej orës 05:00 të mëngjesit.

Ndërkohë që abonetë e blera nga qytetarët për muajin mars, bëhet e ditur se tashmë nuk vlejnë. Muaji korrik do të vazhdojë me bileta, dhe shpërndarja e aboneve do të rinisë në muajin gusht.

Përsa i përket protokollit të sigurisë në transport, mësohet se përgjegjësia nuk është e shoqatave të transportit por e qytetarëve. Kështu, çdo qytetar që do të hipë në urban do të jetë i pajisur me maskë. Përgjegjësia për të ruajtur masat për COVID-19 nuk është e shoferëve dhe stafit të kompanive por e qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy