Moti në fundvit/ Gjoni: Javë e ftohtë me temperatura të ulëta deri në -3°C (VIDEO)

Moti në fundvit/ Gjoni: Javë e ftohtë me temperatura të ulëta deri në -3°C (VIDEO)

Moti në fundvit pritet të jetë shumë i ftohtë, paralajmëron Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEUM).

Meteorologia Anira Gjoni, e ftuar në emisionin “MCN Live”, bëri të ditur se kjo javë do të shoqërohet me temperatura të ulëta, të cilat do të zbresin deri në -3°C.

Presim që kjo javë të jetë e ftohtë, me temperatura të ulëta që do të na shoqërojnë gjatë gjithë ditëve. 

Ditët e fundit të dhjetorit dhe fillimi i muajit janar do të karakterizohen nga temperatura të ulëta, kryesisht nën zero gradë. 

Vendi ndodhet nën ndikimin e një mase ajrore të ftohtë me origjinë polare, e cila ka sjellë rënie të menjëhershme të temperaturave jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin e Ballkanit.

Sa i përket vlerave termike për ditën e nesërme, në zonat bregdetare parashikohen temperatura minimale rreth 4°C dhe maksimale deri në 14°C. Në zonat e ulëta, temperaturat minimale do të zbresin në -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë deri në 10°C. Në zonat malore, minimalet pritet të shkojnë deri në -3°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 6°C.

Të mërkurën parashikohet një tjetër rënie e temperaturave, e cila do të vijojë edhe ditën e enjte. Kjo situatë pritet të zgjasë deri më 2 janar, me temperatura të ulëta dhe reshje të dobëta, të kombinuara me shi dhe dëborë në zonat veriore dhe lindore të vendit.

Ndërkohë, ditën e premte pritet rikthim i reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy