Sa është pesha mesatare e Covid-19 në të gjithë botën

Sa është pesha mesatare e Covid-19 në të gjithë botën

Pesha totale e të gjitha grimcave të virusit SarsCoV2 në të gjithë botën besohet se është nga 100 gr deri në 10 kg, bazuar në numrin e personave të infektuar.

Studimi i kryer për të zbuluar shpejtësinë e shfaqjes së varianteve të reja është botuar në revistën e Akademisë Amerikane të Shkencave nga Instituti Izraelit i Weizmann.

Sipas studiuesve një person i infektuar mund të mbartë nga 1 deri në 100 miliardë grimca virale kur është në kulmin e infektimit.

Duke pasur parasysh diametrin e virusit, secila grimcë mund të peshojë afërsisht 1 femtogram, domethënë një të 1miliontën e të miliardës së 1 grami.

Duke shumëzuar masën me numrin e grimcave të pranishme në trupin e njeriut, vlerësohet se një person mbart 0.1 miligram të virusit kur është në kulmin e infektimit.

Nëse supozojmë se numri i të infektuarve në të gjithë botën është nga 1-10 milionë, do të thotë se grimcat e SarsCoV2 peshojnë gjithsej nga 100 gram deri në 10 kilogram.

Studiuesit janë përpjekur të llogarisin se sa mutacione mund të grumbullojë mesatarisht një person gjatë infektimit.

Ata zbuluan se një person i vetëm mund të grumbullojë nga 0.1 deri në 1 mutacion në të gjithë gjenomin, por duke pasur parasysh se duhen 4-5 ditë që virusi të shfaqet, njeriu mund të grumbullojë gjatë kësaj kohe deri në 3 mutacione.

Sidoqoftë numri i grimcave virale mund të ndryshojë nga një person në tjetrin me një madhësi prej 5-6, që do të thotë se disa individë mund të kenë një numër grimcash virale miliona herë më të lartë se të tjerët.

Burimi: ANSA Përshtati: MCNtv.al

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy