
Në IEVP Peqin është zhvilluar një operacion i gjerë kontrolli për sende të ndaluara, i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Policia e Burgjeve, me pjesëmarrjen e forcave speciale dhe mbështetje nga disa institucione të tjera penitenciare në vend.
Gjatë kontrollit, që u shtri në të gjitha ambientet e institucionit, u sekuestruan sende të ndaluara si mjete të improvizuara prerëse, kabuj, materiale të palejuara dhe qarqe elektrike të modifikuara.
Është gjetur edhe një sasi e dyshuar lënde narkotike.
Në kuadër të operacionit u krye gjithashtu transferimi i dy të dënuarve me burgim të përjetshëm për arsye sigurie.
Autoritetet bëjnë me dije se kontrolle të tilla do të vijojnë rregullisht në institucionet e vuajtjes së dënimit.



