Përmirësohet situata e zjarreve në Gramsh, vetëm një vatër aktive

Përmirësohet situata e zjarreve në Gramsh, vetëm një vatër aktive

Situata e zjarreve në Bashkinë e Gramshit është përmirësuar ndjeshëm. Aktualisht mbetet aktive vetëm një vatër pranë njësisë administrative Skënderbegas, ndërsa vatrat në zonën e teqes së Dushkut dhe në Ermenjë janë shuar plotësisht.

Sipas burimeve zyrtare, ditën e hënë do të ngrihen grupe pune me agronomë, veterinerë, ekonomistë dhe ekspertë të fushave përkatëse, të cilët do të inspektojnë nga afër çdo fshat për të evidentuar dëmet.

Banorët po kthehen gradualisht në shtëpitë e tyre, ndërsa strukturat e emergjencave kanë kërkuar që çdo vatër të mbahet nën kontroll, pasi rreziku i riaktivizimit mbetet i pranishëm edhe pas shuarjes.

Roje pylli, zjarrfikës dhe vullnetarë vijojnë të qëndrojnë të shpërndarë në terren për çdo ndërhyrje të mundshme. Paralelisht, po punohet për rikthimin e energjisë elektrike dhe furnizimit me ujë në fshatrat e prekur nga flakët.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy