Vazhdon procesi për dosjen “Gërdeci”, i hapur me kërkesë të prokurorisë së posaçme, SPAK, ku ditën e sotme është paraqitur ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, si pjesë e një procesi ndaj tij, ndërkohë që pyetja e dëshmitarëve ndodhet në fazat e fundit.
Gazetari Arsen Rusta raportoi për MCN Live, se prania e Mediut në SPAK vjen pasi pak ditë më parë ishte cilësinë e dëshmitarit, djali i ish-Kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha, i përfolur dhe akuzuar, por që nga prokuroria thirret në cilësinë e dëshmitarit.
Zoti Mediu ka pretendimin se procesi ndaj tij është thjesht politik dhe se ministri i Mbrojtjes nuk ka asnjë përgjegjësi për çfarë ka ndodhur në tragjedinë e Gërdecit dhe thotë moralisht e kam dhënë dorëheqjen dhe juridikisht jam i pafajshëm.
Kërkesa ka zbritur në gjykatë dhe nuk mbyllet pa një vendim.
SPAK e ka marrë të pandehur zotin Mediu me akuzën e shpërdorimit të detyrës, shpërdorimin e detyrës në zinxhirin komandues ushtarak dhe shpërdorimi i detyrës kryer në bashkëpunim.



