“McGonigal”, Valteri: Të presim që të flas drejtësia amerikane. Me Berishën non grata Rama ka pushtet të garantuar

“McGonigal”, Valteri: Të presim që të flas drejtësia amerikane. Me Berishën non grata Rama ka pushtet të garantuar

Skandali i ‘McGonigal’ ëhstë diskutuar mesditën e sotme edhe në emisionin ‘Stay Tuned’ në McnTv me ish-deputetin Halit Valteri.

Ai tha se Rama ka një detyrim për t’ju përgjigjur shqiptarëve që e kanë votuar për të drejtuar vendin, por opozita duhet të kuptojë se nuk ka një hetim nga Amerika për kryeministrin.

Sipas tij, është apo jo Rama i implikuar në këtë çështje duhet të presim drejtësinë amerikane të flasë dhe jo të guxohet si në rastin e opozitës të arrijë në përfundime.

Opozita e ndarë në 15 kampe nuk arrin të kuptoj se nuk ka një hetim për Ramën në SHBA, nuk ka një hetim për atë që thotë Berisha me shokët e tij. Rama ka një detyrë për t’ju përgjigjur shqiptarëve që e kanë votuar për të drejtuar vendin, dhe për të çuar përpara projektet e premtuara. Problemi i opozitës është se një çështje që doli në një gazetë për të cilën nuk është shprehur ende drejtësia amerikane, sepse kur ajo flet të gjithë heshtin, është një drejtësi që bota hesht kur ata flasin dhe opozita guxon të shkojë në përfundim duke guxuar të thotë se paratë e kapura të zyrtarit të FBI i ka dhënë Rama. Kështu që Rama nuk e ka për detyrim tu përgjigjet budallallëqeve të opozitës. Është apo jo Rama i implikuar presim të flasë drejtësia. Ka një kronologji gjëja, nëse Rama është i hetuar në SHBA për para të dhëna atëherë drejtësia amerikane nuk kontrollohet nga Rama dhe këtë e dinë të gjithë.

Më tej ai shtoi se ideja është që Rama ka gjithë të drejtën e Zotit ti kthejë përgjigje popullit dhe ka zgjedhur mënyrën më të bukur për ta bërë përmes mediave, pasi siç Valteri shprehet, ai parlament nuk ka nivel për t’iu përgjigjur.

Kujt opozite ti përgjigjet, opozitës së non gratës. Berisha është njeriu që u zgjua nga gjumi dhe u kthye me forcë në krye të PD. Me Berishën non grata, Rama ka pushtet të garantuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy