
Bashkia e Elbasanit ka vendosur të rrisë me 33 % çmimin e biletës së transportit urban, brenda qytetit. Përgjegjësi të transportit në bashki, Eduard Bordi tha se ky vendim u mor si pasojë e rritjes së çmimit të karburantit që po çonte drejt falimentit linjën urbane.



