Shqipëri-Kili, Zalla: Nuk ka moment të duhur për humbjen, duhet të luanin më shumë lojtarët në provë

Shqipëri-Kili, Zalla: Nuk ka moment të duhur për humbjen, duhet të luanin më shumë lojtarët në provë

Gazetari Lirim Zalla, komentoi humbjen 0-3 të Shqipërisë ndaj Kilit, në miqësore.

Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Zalla deklaroi se nuk ka moment të duhur për një humbje, ndërsa shtoi se lojtarët që do provoheshin, duhet të aktivizoheshin më shumë minuta.

Nuk ka kurrë moment të duhur për një humbje. Nuk mund të thuhet: ‘Bravo që u mposhtën 3-0’. Nuk duhet të jetë tendencioze dhe personale kritika.

Këta djem na bënë krenarë. Silvinjo, është trajner shumë i pranuar, në logjikën që përdor. E filloi ndeshjen, me lojtarët që e kualifikuan Shqipërinë, përveç Cikalleshit. E mbyllën në vendin e parë dhe e kishte detyrim ta niste me ta nga fillimi. Unë ngela pak i çuditur, lojtarët që do provoheshin, duhet të kishin më shumë minuta për tu shprehur. Në përgjithësi, ndeshjen e përcaktoi motivimi i lojtarëve, që mungonte. Nuk kishte motiv, që lojtarët të luftonin fortë, atë që kemi karakteristikë.

Unë i referohem ngjarjeve që ndodhën këtë fundjavë. I bie që Spanja të vrasë veten, se u mposht nga Kolumbia. I bie, të hidhet nga ballkoni, Kroacia, që barazoi me Tunizinë. Franca u mposht nga Gjermania, që deri dje ishte çalë-çalë. Miqësoret tregojnë për punën e një skuadre, para Europianit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy